Tentoi t’i vinte zjarrin banesës së vëllait pas konfliktit, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi tentoi të digjte me zjarr banesën e vëllait të tij.

Sipas bluve të Vlorës ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjt.”

"Pas njoftimit se në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte t'i digjte banesën, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e shtetasit M. B, 57 vjeç banues në Vlorë," informon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”./OraNews/