I vodhi në shtetin grek, policia arreston korçarin me 40 krerë bagëti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 11:28
Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar për vjedhje në shtetin fqinj.
Shtetasi I. B., banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur "Përroi i Selenicës", në Kolonjë duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Kanosi me automatik dy vajza, arrestohet i riu në Korçë
7 Shtator, 11:18
Nga ana e Policisë po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Vjedhja" me pasoja të rënda dhe "Kontrabanda me mallra të tjera" kryer në bashkëpunim.

