Ethet e sesionit të ri politik, PD pritet të mbledhë kryesinë, ende nuk ka datë e orë

Sesioni i ri politik i ka vënë në punë dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke u foksuar tek organizmi i strukturave. Edi Rama mblodhi pa humbur kohë sekretarët e rinj, ku Damian Gjiknuri tha se fillimi i vitit do ta gjejë PS-në me statut të ri dhe organizim të ri, për t’iu përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë. Edhe Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe grupin e ri parlamentar para seancës që hap sesionin e ri politik, por ende nuk është përcaktuar dita dhe ora.

Pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama, thirri mëngjesin e së martës sekretarët e rinj të Partisë Socialiste.

Mbledhja si qëllim kishte punën organizative të kësaj force politike, pasi Edi Rama ju ka lënë 100 ditë kohë drejtuesve të rinj për të hartuar atë që e quajti  program për një rilindje të dytë të Partisë Socialiste.

Sekretari i ri i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri,  si  numri dy i partisë, tha se fillimi i vitit do ta gjejë PS-në me statut të ri dhe organizim të ri, për t’iu përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë.

Gjiknuri: Qëllimi i afatit 100 ditor ishte përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi që u zhvillua në qershor, analisa post-zgjedhore, dhe njëkohësisht ky 100 ditësh do ti vlejë të gjithë ekipit drejtues ekzekutiv të PS për të përgatitur projeksionin e ri, organizimin e ri dhe mendoj se është një afat i mjaftueshëm për të krijuar një ide dhe për të dalë me një platformë e cila natyrshëm do të dojë vite për tu implementuar.

Partitë testimin e të gjithë aftesive të tyre organizative e kanë kur vijnë zgjedhjet, brenda dy vitesh do të kemi zgjedhjet vendore dhe në katër vjet zgjedhjet e përgjithshme dhe unë mendoj se është koha e mjaftuershme dhe për të testuar riorganizimin e ri të partisë.  

Fillimi i vitit do ta gjejë PS edhe me një statut të ri dhe me një organizim të ri për t'iu përgjigjur sfidave të mandatit të tretë. Mandati i tretë është një mandat i vështirë, njerëzsit kanë pritshmëri, PS ka një eksperiencë të madhe, ka pasur dhe probleme për të cilat duhet të reflektojnë.

Ndërkohë që socialiatët në pushtet konstituan institucionet e reja 3 ditë para seancës së parë që hap sesionin e ri parlamentar, Partia Demokratike nuk i ka mbledhur forumet.

Burimet saktësuan se Lulzim Basha para ditës së premte do të mbledhë Kryesinë e re dhe grupin e  ri parlamentar, me të cilët do ti duhet të diskutojë për qëndrimet që do të mbahen në Kuvend, ndërsa ende nuk ka një përgjigje edhe për kërkesën e Yuri Kim, e cila i këkron distancim nga Sali Berisha.