Të harruarit e Vlorës, banorët e lagjes "Kume": Asnjë investim prej 30 vitesh

Lagjja "Kume" në qytetin Vlorë ka mbetur siç ka qenë para 30 vitesh. Aty jetojnë 200 familje, por nuk kanë as rrugë e kanalizime. Banorët thonë se vizitohen nga funksionarët shtetërore vetëm gjate fushatave elektorale.

Kjo është "lagjja" Kume në periferi të Vlorës, në të cilën banojnë rreth 200 familje.

Rrugët janë të pashtruara, e suvaja e fasadave të pallateve ka rënë.

"Asgjë, që kur kam ardhur nuse dhe deri sot kështu ka qenë."

Pluhur dhe papastërti në verë, ndërsa sezoni i dimrit bëhet edhe më i vështirë.

"Shumë keq, kur bie shi mbytemi, uji vjen me fekale."

"Përmbytemi komplet, 1 metër ujë brenda."

"Ujërat e zeza dalin në rrugë."

Banorët thone se prej 30 vitesh në këtë zonë nuk është kryer asnjë investim dhe funksionarët shtetërore i shohin vetëm në fushata elektorale.

"Në kohë fushate bëhet kjo punë dhe më pas harroje, nuk të njeh më njeri se u mbyte apo vdiqe."

Në mars të këtij, viti para fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ka nisur një plan nga qeveria për rikonstruksionin e "Kumes" dhe të lagjes "Çole", por nuk dihet ende nëse investimi përfshin edhe këtë bllok banimi.