Klandestinët “turpërojnë” policinë, “çajnë” rrethimin në furgon dhe vërshojnë në Pogradec
Një grup klandestinësh që po transportoheshin në një furgon i ikën nga duart policisë dhe u shpërndanë në rrugët e Pogradecit. Disa prej tyre, mes të cilëve edhe një grua shtatzanë, u kapën sërish nga policia.
Një ngjarje e pazakontë u shënua në mes të Pogradecit.

Një furgon plot me klandestinë u ndalua nga policia në një prej rrugëve të qytetit.
Një efektiv tentoi ti mbajë emigrantët brenda mjetit, por ata e hapën me forcë derën e furgonit dhe vërshuan nëpër qytet.
Shikoni videon/ Protestuesit sulmojnë me gurë kryeministrin kanadez
7 Shtator, 13:21
Policët dështuan ti ndalojnë, ndërsa qytetarët mbeten të habitur nga pamja.
Brenda disa minutash, 15 klandestinë u kapën nga policia në një fast food.
Mes tyre ishte edhe një grua shtatzanë.

Ndërkohë është identifikuar edhe drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.
Përgjatë të dielës dhe të hënës në Korçë janë kapur 113 klandestinë të paligjshëm.
Për tentativat e trafikut në pranga kanë përfunduar 3 persona, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim.

