E frikshme, Panajaja në tym e flakë, zjarri mbërrin në oborrin e banesave

Zjarri në fshatin Panaja që u shfaq gjatë paradites së sotme është totalisht jashtë kontrollit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve në terren nuk ka dhënë asnjë rezultat. Era ndërkohë po favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi marramemndëse duke ju afruar banesave, siç edhe mund ta shikoni në video.

Banorët janë në alarm.

"Ullinj janë të gjitha, ullinjtë tanë. Zjarri erdhi nga poshtë, ishte shumë kollaj të fikej. Tani është jashtë kontrolli, vetëm po ktheu era se po vazhdoi kështu.

"Sitata është e nderë, shumë e ndërlikuar me këtë erë. Kemi stanin e bagëtive poshtë, rrezikojmë. Erdha për ta kontrolluar. Nuk kam parë zjarr të tillë, deri tani janë djegur ullinj. Situata është shumë e kerqe, vetëm me heliklopter mund të shuhet ky zjarr. Unë jam nga Vlora por kam stanet këtu".

Si pasojë e zjarrit, rruga e vjetër Fier-Vlorë është bllokuar dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin autostradën.

Zjarri po del matanë kodrës duke rrezikuar gjithashtu edhe fshatrat e Bestrovës dhe Kërkovës.

E frikshme, Panajaja në tym e flakë, zjarri mbërrin në