Gjykata e Lartë kundër SPAK, nuk kthen mjekun Prifti në burg por as në detyrë

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kthimin në burg të mjekut Edvin Prifti.

Kërkesa e SPAK u shqyrtua dhomë këshillimi. Po kështu kjo gjykatë nuk ka pranuar as kërkesën e mjekut për kthimin e tij në detyrë.

Kardiokirurgu, Edvin Prifti, u la i lirë nga qelia pak ditë pas arrestimit të tij të bujshëm. Ai është rikthyer edhe në detyrë si pedagog, ndërsa mjekësia do të duhet të presë pak për të.

Prifti është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkeleida Hoxha.