Shkrumboi 10 ha ullishte në Poliçan, arrestohet piromani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 11:48
Policia e Poliçanit ka vënë në pranga një 46-vjeçar për zjarrvënie.
Shtetasi A.F., banues në fshatin Vërtop, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur 10 ha tokë e mbjellë me ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
