Shuhet zjarri në Pllanë, ishte kërcënim për banesat dhe shtyllën e tensionit të lartë

Zjarri i madh që përfshiu masivin pyjor në Pllanë të Lezhës është bërë i mundur të shuhet plotësisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Por dëmet e shkaktuara prej tij janë të mëdha.

Gjithçka nisi rreth orës  15:49 të pasdites së të hënës, 6 shtator, me djegien e një stalle në afërsi të "Urës me Harqe".

Më pas flakët u përhapën në masivin pyjor duke rrezikuar zonën e banuar dhe një shtyllë të tensionit të lartë.