Aksidenti i rëndë në Tiranë/ Momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy efektivëve të shtrirë në tokë (Video)

Ora News sjell video e momenteve të para pas aksidentit të ndodhur sot paradite ku një makinë përplasi motorin në të cilën udhëtonin dy efektivë policie.

Aksidenti ndodhi rreth orës  10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Ora Neës duket që motori ka dalë nga rruga dhe dy efektivët e policisë janë të shtrirë në tokë. Kolegët e tyre po I japin ndihmën e parë në pritje të ambulancës.

Informacion paraprak i policise

Rreth orës  10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.