Trafik i rënduar/ Tuneli i 5-të te sheshi “Shqiponja” krijon paqartësi te shoferët, hyrja në Tiranë e bllokuar
Radhë të gjata makinash janë bllokuar në trafik ditën e sotme , në zonën e ish-sheshit 'Shqiponja'.
Trafiku është krijuar në zonën ku po ndërtohet Unaza e Madhe nga drejtimi që vjen nga Durrësi. Situata paraqitet shqetësuese për drejtuesit e mjeteve, të cilët presin të hynë në Tiranë.
Një ndër shkaqe e trafikut është hapja e tunelit të pestë te sheshi “Shqiponja, i cili ka krijuar paqartësi në lidhje me korsitë që drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin, raporton gazetarja, Enxhi Musaj nga terreni.
"Te ish-sheshi Shqiponja ka trafik tejet të rënduar. Ka radhë të gjata, teksa hyrja në Tiranë mbetet shumë e vështirë. Trafiku i rënduar ka bërë shoferët të devijojnë rrugën, duke kaluar në rrugë dytësore, gjë që është kthyer në burim aksidentesh.
Situata e trafikut vijon të jetë alarmante dhe shqetësuese. Janë të shumta makinat që vazhdojnë të presin në radhët e gjata të makinës.
Një pjesë e trafikut e krijojnë dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Hapja e tunelit të 5-të ka kaluar paqartësi lidhur me drejtimin që duhet të marrin shoferët e mjeteve. E gjejnë me shumë vështirësi korsin e duhur", raporton gazetarja.
