Kriza xhelozie, 21-vjeçari merr automatikun dhe ia drejton të dashurës dhe shoqes së saj
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 11:18
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për kanosje me armë zjarri. Në pranga ka përfunduar shtetasi Donald Lato, banues në fshatin Gjonomadh.
Ai akuzohet se me datë 4 shtator, në fshatin Gjonomadh, për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.
Ora News mëson se 21-vjeçari ka pasur lidhje me 15-vjeçaren, e cila jeton me gjyshërit, dhe për arsye xhelozie janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Burimet thonë se pas kësaj, vajza kishte dalë e shoqëruar me shoqen e saj 20-vjeçare dhe disa persona të tjerë dhe kaq ka mjaftuar, sipas pretendimeve të vajzave, që i riu ti kanosë me armë.
Arma ende nuk është gjetur por policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

