Leli dhe Mamaj lëshohen me degë peme për të shuar zjarrin në Panaja, banorët i kritikojnë për ndërhyrje të vonuar

Situata e rëndë e krijuar në fshatin Panaja të Vlorës nga flakët e zjarrit ka çuar në zonë kreun e bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe prefektin e qarkut Flamur Mamaj.

Të dy përfaqësuesit e institucioneve kanë hasur në kundërshtimin e banorëve të zonës të cilët i kritikojnë për ndërhyrjen e vonuar në fikjen e zjarrit.

Leli dhe Mamaj nuk kanë hezituar që të tentojnë të japin një dorë me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Dëmet e shkaktuar nga zjarri që nisi që prej mesditës së sotme janë të panumërta por i vetmi lajm i mirë është se është bërë i mundur lokalizimi i tij për të mbajtur flakët larg banesave.