Erdhi shtatori! SPAK mbylli pushimet, dosjet që po shqyrtohen

Nis javën e punës dhe bashkë me të nis shqyrtimi i disa dosjeve të rëndësishme.

Shtatori pritet si një muaj ku shumë prej dosjeve që kanë nisur hetimet të finalizohen në këto muaj e në vazhdim.

Ajo që bie në sy ditën e sotme janë masat e sigurisë.

Enkelejda Hoxha, gjyqtarja në masën e arrestit burg e akuzuar për korrupsion kërkon sërish ndryshimin e masës së sigurisë.

Kjo është kërkesa e 11-të që bëhet nga ajo për të ndryshuar masën e sigurisë pasi i duhet të kujdeset për fëmijët e saj dhe prindërit e moshuar.

Edhe doktori Edvin Prifti i kërkon Gjykatës së Lartë ndryshimin e masës së sigurisë. Ai kërkon që të lejohet  të ushtrojë presionin si mjek.

Me interes priten zhvillimet për dosjen e inceneratorëve, të denoncuar nga opozita dhe dosja e Teatrit Kombëtar.

Për RTV Ora të gjitha zhvillimet në SPAK informoi gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi në edicionin e lajmeve të orës 12:00