Nisin aplikimet në kopshte e çerdhe, prindërit me dokumente në duar për të regjistruar fëmijët

Dyert e kopshteve dhe çerdheve janë hapur tanimë për aplikimin dhe pranimin e regjistrimeve të reja për të vegjlit.

Procesi që filloi këtë të mërkurë do të zgjasë deri në datën 15 shtator.

Këto ambjente u mbushën me prindër e fëmijë që me dokumenta në duar bënë dorëzimin e tyre.

"Do regjistroj të voglin.U pranua. Do të nisë me 27 shtator."

Mes fëmijëve që u regjistruan për herë të parë kishte dhe nga ata që ishin më të ngazëllyerit e të gëzuarit për të frekuentuar këto ambiente për t’u argëtuar dhe lozur me bashkëmoshatarët.

"Jam 3 vjeç, më pëlqen të vi në kopësht që të loz me bebat."

Në çdo çerdhe e kopsht publik në Shqipëri janë të afishuara të gjitha dokumentacionet e nevojshme për regjistrimet dhe dorëzimi i tyre për regjistrimet e reja bëhet në këtë institucion deri më datë 15 shtator.