Skuadra e re e PD/ Kadilli: Ja dy gabimet që bëri Basha, asnjëherë nuk ka ndodhur që...
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Ish-kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ditën e djeshme ku edhe u zgjodhën emrat e ekipit të ri të kryesisë të PD-së.
Sipas Kadillit dje Basha bëri dy gabime që një kryetar partie nuk do duhej t’i bënte kurrë.
Ai thekson se gabimi i parë i Bashës është se ka shtuar numrin e anëtareve në forume dhe si pas tij kjo është bërë për të zvogëluar peshën e fjalës, ndërsa gabimi i dytë i Bashës sipas tij është ngushtimi i hapësirës brenda PD, pasi asnjëherë nuk ka ndodhur që funksionet brenda partisë të enrërohen .
“Sipas mendimit tij. Ka një dallim mes asaj që dikush është demokrat dhe me këtë kuptoj dikë që e identifikon veten me PD, dhe PD-ist. Është tjetër gjë të jesh demokratë dhe tjetër gjë të jesh PD-ist. Është tjetër gjëtë jesh PD-ist dhe tjetër gjë të jesh në forumet e partisë. Çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e fundit, në Kuvendin e fundit Kombëtar. Kanë ndodhur dy mesazhe të gabuara që kryetari i partisë nuk do duhet kurrë t’i bënte, sidomos në këtë rast humbje.
E para: Ka shtuar artificialisht në mënyrë të pakuptimtë, poshtëruese do thosha numrin e anëtarëve në forume. E patë mbledhjen? Ishin 100 veta të ulur, jo më shumë dhe tjerët ishin në këmbë. E dini që Këshilli Kombëtar ka rreth 500 persona? Ku ishin 400 të tjerët? Pra shtimi i numrit për ta zvogëluar peshën është mesazhi i parë i gabuar i PD.
E dyta: Asnjëherë në këtë parti nuk ka ndodhur që funksionet të jenë të emëruar, 4 nënkryetarë, 12 sekretarë, 4 drejtues të komisioneve, kryetarja e forumit dhe kryetarja e gruas, i bie 25-25 veta. Pra në 40 persona 25 janë të emëruar. Ça vlere ka votimi i 15 të tjerëve? Vërtetë po të ja vendosësh listën përpara Bashës, dhe ta pyesësh kush është filani nuk i gjen dot kush janë sepse i ka bërë vetën në një lloj klientelizmi njëpartiak. Mos u çudisni kur dikush del i votuar apo i pavotuar, kur mesazhi jepet në fjalën që thotë. “Dora ime është e shtrirë, por nuk kthej faqen tjetër.”, që do të thotë, mos guxoni të kritikoni kryetarin e partisë, mos guxoni të keni mendim alternativ, dhe partia a sjelljen e vet në forume oportuniste. Ngushtimi i hapësirës, është mesazhi i dytë i gabuar që dha Basha.”- shprehet Kadilli.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
