Mësuesit e sanitaret në shkollë të vaksinuar, e detyrueshme edhe maska në klasë
Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë ka publikuar udhëzimin që duhet të ndjekin nxënësit dhe mësuesit gjatë procesit mësimor për këtë vit shkollor.
Sipas udhëzimit të gjithë mësuesit dhe sanitaret duhet të jenë të vaksinuar, përpara procesit mësimor.
Gjithashtu gjatë procesit mësimor mësuesi duhet të respektojë distancimin social dhe fizik dhe mbajë maskën gjatë gjithë kohës edhe pavarësisht nëse është vaksinuar ose jo.
Bankat e nxënësve duhet të jenë 1.5 metra larg njëra tjetrës.
Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar, u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.
Në klasa të gjithë duhet të jenë të pajisura me maskë.
Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit.
Po ashtu sipas udhëzimit ushqimi është i ndaluar në klasë.
Sipas udhëzimit nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të brenda ditës.
Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor.
Sanitarët duhet të jenë të vaksinuar përpara procesit mësimor.
Nëse sanitaret nuk janë vaksinuar përpara procesit mësimor duhet të merren masa për vaksinimin e tyre.
Po ashtu roja/ oficeri i sigurisë duhet të mbajë gjatë gjithë orarit të punës maskën.
