Lezhë/ 76-vjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Shëngjinit

Një 76-vjeçar dyshohet se është mbytur në det ditën e sotme, 31 gusht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në plazhin e Shëngjinit, Lezhë.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.