Regjistrimet në universitete, 1 shtatori ditë ankimimesh për maturantët

Maturantët që kanë ankesa për renditjen në listën paraprake të kandidatëve fitues për programet e studimit në universitete kanë mundësi të apelojnë të mërkurën më 1 Shtator.

Kreu i rrjetit akademik shqiptar, Arian Xhelaj tregon mënyrën e depozitimit të ankesës pranë universiteteve.

"Nëse ka maturantët ë cilët rezulton në bazë të përllogaritjeve që ata mund të kenë bërë vetë që mund të ishte ngjitur më mirë atëherë ata mund të drejtohen për ankimime pranë fakulteteve. Nëse kërkesa e tyre do merret parasysh, atëherë universiteti ka në dispozicion pasditen për të bërë rirenditjen dhe për t'i ngarkuar në sistem listat e reja," tha ai.

Për shkak të pandemisë Xhelaj thotë se ka një rritje ë kërkesave të maturantëve drejt degëve të mjekësisë por pa lënë pas interesin e lartë për shkollat 2 vjeçare profesionale.

"Në raundin e parë fluksi i aplikimeve shkon kryesisht për degët e shëndetit publik përfshirë mjekësinë e përgjithshme por edhe programet e tjera të studimit brenda fakultetit të mjekësisë. Gjithashtu edhe degët e teknologjisë së informacionit dhe inxhinierisë në përgjithësi. Këto janë të themi preferencat më të mëdha ku shkojnë maturantët. Ngelën degët klasike ekonomiku,  juridiku dhe ka një ecuri të mirë të programit 2-vjeçar," tha Xhelaj.

Specialisti ka edhe një këshillë për personat të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë.