Kume mbështet propozimin e liderit të opozitës për rrëzimin e paktit Rama-Berisha
Shqipëria ka nevojë për një hartë të re territorial dhe administrative. Kristaq Kume, Eksperti I çështjeve zgjedhore dhe ish kryetar i KQZ, gjatë një interviste për Ora News, flet për nevojën e bashkëpunimit mes PS-PD duke ju referuar pasojave që shkaktoi në komunitet, reforma territoriale e bërë vetëm nga socialistët në vitin 2015.
Duke ju referuar ndarjes administrative që është në fuqi, Kume thotë se qytetarët janë pak të përfaqësuar dhe janë të detyruar që të qeverisen nga organe që nuk zgjidhen por emërohen.
"Edhe mazhoranca të behet bashkë me opozitën, ta mirëkuptojë, ta mirëpresë dhe të realizojë së bashku me të atë punë që e bëri dikur vetëm," tha Kume.
Si një njohës i mirë i proceseve elektorale, Kristaq Kume mbështet edhe propozimin e liderit të opozitës për rrëzimin e paktit Rama Berisha të ndryshimit të kushtetutës në vitin 2008.
"Produkti që ka sjellë ajo reformë kanë qenë produkte që kanë përfituar dy partitë kryesore dhe asnjë nuk ka ndryshuar me atë të 2008 në interesin e ngushtë elektoral të tyre. Shoqëria shqiptare është përballur tashmë me nevojën ulëritëse për të ndërhyrë në legjislacion, për të rregulluar sistemin zgjedhor," tha Kume.
Ndërsa, duke ju referuar historikut politik në Shqipëri dhe komisioneve bipartizane për kryerjen e reformave, Kristaq Kume është skeptik për bashkëpunimin dypalësh, megjithëse gjithçka pritet të shihet me nisjen e legjislaturës së re.
