Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, rrezikohet të preket edhe pyllit në pjesën maqedonase
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 20:00
Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë në qytetin e Pogradecit.
Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.
Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesë Maqedonase.
Ndërkohë, mendohet se zjarri është i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja.
