Rama për BBC: Jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë këtu më shumë afganët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për BBC World News me gazetarin Ben Boulos deklaroi se Shqipëria është e gatshme që t’i ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse duan që të qëndrojnë në vendin tonë.

Sipas Ramës, me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, do duhet më gjatë se sa ishte thënë.

Rama: Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, do duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim.