"Petulla katuni me të ik truni" Meta: Nuk mund tu rezitoja këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 19:37
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook një foto nga pushimet e tij.
Meta shkruan se pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t'u rezistonte petullave si të gjysheve, nga duart e njerëzve të thjeshtë punëtorë.
Meta: "Petulla katuni me të ik truni". Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t'u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.
