Rreziku Delta në urban, udhëtarët: Asnjë rregull për masa anticovid, autobusët të ndotur
Pavarësisht se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka përcaktuar mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambiente të mbyllura duket se në mjetet e transportit publik nuk po respektohen këto masa.
Në autobusë, makat nuk vendosen nga një pjesë e madhe”.
Në ambient të mbyllur, të paajrosur dhe me dendësi individësh këto linja të udhëtimit kthehen në një burim të përhapjes së koronavirusit së cilës i shtohet dhe fakti se variant Delta është më ngjitës se të tjerat
"Nuk respektohen, rrallë i respektojnë."
"Sipas dëshirës."
"Absolutisht asnjë me maska, absolutisht."
"Nga kinostudio për të ardhur në qendër në mëngjes nuk kishe mundësi të hyje në autobus. Për mua është shumë e rrezikshme."
Por nuk janë vetëm kushtet higjienike dhe komoditeti që u mungon udhëtarëve. Edhe pse bileta u vendos 40 lekë, kompanitë kanë zgjatur frekuencën e lëvizjes.
"Vonohen, sidomos kombinati është bërë problem. Vonohet gati 20 minuta, gjysmë ore."
"Nuk ka linjë fare, 1 orë e gjysmë pa ardhur Kopshti Zoologjik. Për ne në këtë moshë të qarkullojmë në këmbë është shumë e vështirë."
Komentet për shërbimin jo cilësor të transportit urban nuk I ka rezervuar as mjeku Tritan Kalo I cili shkruan:
“Kohë kovidiane 31.08.2021.Ooo Lali Eri, mos u merr me këndet e lojërave se ato janë për argëtim. Kujdesu për shërbimin urban i cili na i bën nervat kaçurrel, me çrregullësinë e tij dhe me talljen e taksapaguesve të tu."
Prej kohësh numri i ankesave dh e shqetësimeve të transportit qytetas ka ardhur në rritje.
