Berisha poston videon: Policia bashkiake i sekuestron qepët, përplasen me nënën

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha me anë të një videoje në Facebook ka denoncuar "sekuestrimin" nga ana e policisë bashkiake të perimeve që një grua kishte nxjerrë në trotuar për të shitur.

Në video shihen dy policë të cilët marrin të gjitha arkat e mbushura me perime, ndërsa një qytetar në video dëgjohet të thotë :"Ju vidhni, pse nuk bëni procesverbal për mallin që merrni?"

Gruaja e moshuar përplaset me policët e bashkisë në përpjekje për të shpëtuar mallin e saj.

Berisha poston videon: Policia bashkiake i sekuestron qepët, përplasen