"Fresku" si landfill mbeturinash, banorët: Pyesni Erion Veliajn

Hapësirat e gjelbëruara nëpër pallate mbeten vetëm nëpër projekte, pasi situata në terren është ndryshe. Pas meje duket si një landfill, por jo!

Jemi në zonën e 'Freskut', në një lagje tejet të populluar ku banorët ndeshen me këtë situatë.

Në këtë lagje kazanët janë të tejmbushur dhe të papastruar.

Plehrat tashmë kanë filluar të bllokojnë hapësirat e gjelbëra dhe rrugët.

Por kjo nuk është e vetmja rrugë që ka probleme me plehrat.

E njëjta situatë paraqitet dhe në rrugën "Fadil Deliu", "Violeta Manushi" e "Marie Kraja."

Kjo situatë është shndërruar në problematike për banorët e zonës, të cilët me ironi thonë se pyetjen duhet t’ia bëjmë kryebashkiakut.

"Shkoni merrni Erion Veliaj tani."

Në kushtet kur pastërtia e mjedisit është parësore për parandalimin e virusit covid-19, kjo situatë duket se nuk po merr zgjidhje.

Inertet e hedhura vend e pavend prej kohësh vijojnë të jenë shqetësuese duke sjellë në zonë një panoramë aspak të denjë për taksapaguesit që edhe pse janë të rregullt nuk marrin shërbimin e duhur, ndërsa bashkia e cila është në dijeni për situatën ende nuk po merr asnjë masë serioze.