Marrëveshje mes PD-PS/ Kume: Mazhoranca të bashkohet me opozitën, të përpilojnë një hartë të re territoriale

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë në edicionin e lajmeve, ka komentuar mundësinë e një marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, pasi kreu i kësaj të fundit disa ditë më parë në një deklaratë i shtriu dorën opozitës për bashkëqeverisje.

Ai është shprehur se deklarata për bashkëpunim janë bërë dhe më patë por që nuk janë zbatuar, ndërsa shton se forcat politike duhet të bëhen bashkë për të bërë rregullimet e nevojshme, ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion.

"Është e vështirë të thuash nëse klasa politike kësaj radhe do të angazhohet për të realizuar ato që ka deklaruar në mënyrë  të vazhdueshme se do i bëj pjesë të agjendës së saj, punës së saj. Ky skepticizëm rrjedh nga fakti se nuk është hera e parë që bëhen të tilla deklarata por ajo se  çfarë është realizuar në fund lë për të dëshiruar. Nuk kanë arritur që të sjellin produkte të cilat janë plotësisht në funksion dhe në zbatim  të interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe të shoqërisë sonë.

Nuk ka pse sa herë që ndodhen përpara deklaratave të tilla dhe përherë të shprehemi se kjo është shfaqja e radhës, e klasës politike por përkundrazi do thosha që jo vetëm duhet ta mbështesim por duhet të bëjmë çfarë të jetë e mundur që ajo të zhvillohet ashtu siç deklarohet se do bëhet. Këtu kam parasysh jo vetëm se çfarë u tha nga Basha, por edhe deklaratat e bëra nga Balla, i cili shprehu se prioriteti i punës së PS në këtë legjislaturë të re do të jetë puna për mirë rregullimin e legjislacionit shqiptar për një reformë të thellë legjislative, pjesë së cilës do të jenë edhe ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutë, ndryshime të cilat nuk do të jenë si të tilla duke trajtuar një problem të shkëputur, por do të jenë  ndryshime që do të synojnë të pasqyrojnë gjithçka që është realizuar deri sot, punën që është bërë për ndërtimin e  shoqërisë demokratike dhe për mirë zhvillimin e saj, në termat e ligjit, me objektiv që kjo punë e bërë deri sot të bëhet akoma më mirë nesër.

Sot ndodhemi përpara situatës, kur dy partitë kryesore, ato që kanë edhe mundësitë edhe detyrën, së bashku me pjesën tjetër të klasës politike, për të bërë rregullimet e nevojshme, ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion, por ajo që ka rëndësi të thuhet tani, por edhe të kërkohet  është të fillohet menjëherë si proces por duke pasur si kryefjalë gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të bëjnë më të mirën e mundshme në frymën e demokracisë dhe jo më të mirën e mundshme për partitë politike, siç kanë vepruar deri sot.  Pra me pak fjalë është e mirëpritur kjo deklaratë, është e mirëpritur kjo shprehje vullneti e deklaruar si e tillë, por unë këmbëngulë në atë se nuk mjafton të thuhet por është shumë e rëndësishme të bëhet.

Siç dihet rezultati që del në fund të zgjedhjeve për pushtetin vendor, ndër të tjera dhe veç të tjerave ka brenda tij, edhe efektet që vijnë nga reforma e fundit e kryer në vendin tonë në vitin 2015, në bazë të cilës Shqipëria është ndarë 62 bashki , dhe shtuar kësaj mënyrën sesi e ka zgjidhur legjislacioni, unë kam parasysh për vetqeverisjen vendore, gjithë problematikën që zgjidhet me administrimin e pushtetit vendor. Nëse i referohemi mënyrës se si zgjidh ky problem në ligj, dhe nëse i referohemi efektet që ka dhënë zbatimi i kësaj mënyre, pra kam parasysh zgjedhjet e 2019. Ne kemi çeduar rëndë në mënyrën sesi e kemi të organizuar dhe kemi organizuar demokracinë përfaqësuese në nivelin lokal. 

Qytetarët sot janë pak të përfaqësuar në kuptimin që ka komunitete, ka bashkësi qytetare brenda së njëjtës njësi vendore të cilët janë të papërfaqësuara në organin e zgjedhur që është Këshilli Bashkiak dhe janë ndërkohë të detyruara sipas ligjit që të pranojnë qeverisjen në punëve të tyre, jo më vetëm nga organi I zgjedhur, por janë të detyruar që të qeverisen nga organe që nuk zgjidhen por emërohen siç janë të gjithë organet që dimë nën bashki që janë njësitë administrative. Fakti që reformën territoriale administrative, në një bashki kemi dy komunitete shumë të dallueshme nga njëri-tjetri për të  gjitha karakteristikat, siç janë komunitetet rurale dhe komunitetet urbane. Nga ana tjetër duke qenë se komunitetet rurale në pjesën më të madhe të rasteve qeverisen nga të emëruarit nga Kryetari i bashkisë dhe jo nga të zgjedhurit që janë admininistratorë, kuptohet që nevoja për të ndërhyrë në këtë legjislacion është interaktive.

Më tej është shprehur se mazhoranca duhet të bashkohet me opozitën, dhe të përpilojnë një hartë të re territoriale administrative

"Për mua është shumë e rëndësishme që edhe mazhoranca të bëhet bashkë me opozitën ta mirëkuptojë dhe ta mirëpresë dhe të organizojë së bashku me të atë punë që bëri dikur vetëm sepse u la ta bënte vetëm që është një reformë e re territorial administrative, dhe kjo jo vetëm pse është kërkesë e opozitës që është në të drejtë të saj për ta bërë këtë kërkesë. Rezultati i asaj reforme është rezultati i cili në pjesën më të madhe të tij është efekt i interesave kombëtare."

Intervistoi Sikljda Shorja.