Atentatet e gushtit pa autor, vrasja e biznesmenit në Lushnje, disa persona të shoqëruar

Policia e Lushnjes po vazhdon shoqërimin e personave të dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës dhe plagosjen e 5 personave në lokalin Bar Pedonalja.

Përveç pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, policia ka shqyrtuar edhe dëshmitë e personave në vendngjarje dhe ka analizuar provat nga makina e djegur e atentatorëve të cilët mësohet se janë pranë identifikimit.

Atentati i ndodhur në Lushnje nuk është i vetmi pasi në 30 ditët e para të muajit gusht janë regjistruar 5 të tilla.

E pazbardhur nga ana e policisë së kryeqytetit vijon të jetë plagosja e çifitit Preng dhe Antoneta Paluca. Edhe pse dinamika e ngjarjes është zbuluar nga kamerat e instaluara në banesën e çiftit nga Mirdita, maskimi i autorëve në mënyrë perfekte ka penguar punë e policisë për arrestimin e tyre.

Tajar Fetiu 24 vjeë emigrant në Angli ishte kthyer me pushime në vendin e tij të lindjen Berat aty ku mbrëmjen e datën 19 gusht ishte shënjestër e 6 plumbave. Policia ka arritur të zbardhë dhe identifikimin e autorëve, por jo kapjen e tyre.

Sokol Celaj edhe ky emigrant në shtetin anglez ish-oficer i policisë së Shkodrës u zu në pritë teksa po kthehej në banesën e tij në zonën e Recit, ku persona të paidentifikuar zbrazën karrikatorin drejt automjetit të tij ku udhëtonte së bashku më gruan.

Plumbat e marra i morën jetën 58 vjeçarit e bashkëshortja e tij i shpëtoi plumbave. Pistat janë të shumta por autorët asnjë.

E vetmja ngjarje e cila ka arritur të zbardhet nga policia e shkodrës është atentati në Theth i Paulin Harushës. Ndalimi i 2 vëllezërve Nikol dhe Kujtim Koceku erdhi pas dëshmive dhe provave të cilët faktuan se shënjestër e sulmit nuk ishte 23 vjeçari Harusha, por një tjetër person i cili ndodhej pas makinës se tij./OraNews/