"Lufta" për ujin e Sinecit, banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK tre zyrtarë të IKMT

122 banorë të Lumasit kanë kallëzuar penalisht në SPAK tre zyrtarë të IKMT qëndrore në Tiranë.

Bëhet fjalë për kryeinspektorin e IKMT Tiranë Ajet Zyberaj i biri i Nestanit dhe Ritës i Datëlindjes 21.08.1967 lindur në Fier dhe banues në Tiranë, lagja “4 Shkurti”,  banesa 2/55, me detyrë funksionale Kryeinspektor i IKMT Tiranë, drejtorin e Mjedisit pranë IKMT qëndrore Tiranë, Oen Nallbani dhe Ueda Damianin me detyrë funksionale juriste pranë IKMT qëndrore Tiranë. 

Të tre akuzohen veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në lidhje me devijimin e ujit të Sinecit.

Në padi banorët vënë në dijeni SPAK se në Bashkinë Kuçovë, po bëhen ndërtime të paligjshme në Kanionin e Lumit Sinec, zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676  datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre),  në të cilin  ndodhet dhe një burim uji i cili është pjesë e këtij monumenti natyre.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur