Një javë para ditëlindjes së parë, ndërron jetë nipi i aktores së njohur

Nipi i Sharon Stone, River William Stone, ka humbur jetën ditën e sotme, një javë para se të festonte ditëlindjen e parë.

Ai u diagnostifikua me “mosfunksionim total të organeve”, një gjendje nga e cila ai nuk mund të shërohej, e si pasojë ka humbur dhe jetën.

Ditët e fundit, aktorja Stone kishte treguar historinë e tij duke i ftuar të gjithë të luteshin për të.

Stone, e cila ishte ne Venecia duke xhiruar një reklamë për ‘Dovle&Gabbana’, u kthye dje në Shtetet e Bashkuara, sepse situata ishte përkeqësuar.

Aktorja ditët e fundit kishte postuar një fotografi të fëmijës së intubuar në “Instagram”, duke treguar situatën që po përjetonte, për të dhënë lajmin e vdekjes me një postim tjetër: një video e vogëlushit që luante i lumtur.