Falsifikohen paratë e reja, prerjet 2 e 5 mijë lekëshe. Ora News ngriti shqetësimin për para false në treg

Kartëmonedhat e reja të hedhura në treg nga Banka e Shqipërisë duket se kanë rënë pre e flasifikatorëve pavarësisht elementeve të larta të sigurisë.

Rasti i fundit është ai në Shkodër ku policia arrestoi 35 vjeçarin Mark Camruku banues në fshtin Rrilë në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin "Benz", me të cilin po qarkullonte 35 vjeçari u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar".

 Mes kartëmonedhave të sekuestruara janë edhe ato të prerjes 2 mijë lekë dhe 5 mijë lekë të reja.

Ditët e fundit Ora News ka ngritur shqetësimin për prezencen e shtuar të këtyre rasteve ku sipas burimeve ne komisariatet e vendit janë rritur rastet e denoncuara për përdorimin e kartëmonedhave të falsifikuara, raporton Ora News.

Në 8 muajt e parë të vitit 2021, janë goditur 84 raste të kësaj vepre penale ndërkohë që policia ka arrestuar 95 persona.

Paratë e falsifikuara gjenden më së shumti në pikat e karburanteve, aty ku edhe këqyrja e tyre anashkalohet, por edhe sportele të tjera, ku kërkohet shkëmbimi kesh i kartëmonedhave.

Edhe pse gjatë prezantimit të vlerave të reja të kartëmonedhave një nga arsyet e krijimit të tyre ishte edhe siguria për të mos u falsifikuar duket se metoda e gjetur prej këtyre personave ka bërë edhe në çdo pike dyqani apo shërbimeve të tjera paisja e mjeteve për verifikimin e këtyre kartmonedhave te jete e domosdoshme.