"Më fute në burg…", çfarë fshihet pas tritolvënies në makinën e Debreshit nga i vëllai?

Gjykata e Dibrës vendosi të mbajë në qeli Alfred Debreshin, me dyshimin se i vuri tritol makinës së vëllait kryetar i Sindikatës së Minatorëve, njëherësh ish-kandidat për deputet, Elton Debreshi.

Në një seancë me dyer te mbyllura, togat e zeza caktuan masën e sigurisë arrest me burg pa afat për 29-vjecarin, duke pranuar kërkesën e prokurorit Urim Buçi për hetime më të thelluara për rastin.

Dyshimet e prokurorisë së Dibrës janë se i ashtukonsideruari atentat ishte ngjarje e sajuar nga dy vellezërit Debreshi me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE.

Planin e zbuluan përgjimet ambientale mes vëllezërve gjatë marrjes në pyetje në policinë e Bulqizës.

Burimet bënë me dije se në një moment Alfred Debreshi i drejtohet vëllait sindikalist me fjalët “më fute në burg".

Mbi bazë të këtyre provave, policia e Dibrës vuri në pranga 29-vjeçarin Alfred Debreshi.

Ndaj tij u ngritën akuzat  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

"Më fute në burg…", çfarë fshihet pas
Alfred dhe Elton Debreshi

Elton Debreshi, nga ana tjetër në zgjedhjet e 25 prillit garoi si kandidat I pavarur, por nuk mori vota mjaftueshëm për të marrë mandatin e deputetit.