ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist jashtë aeroportit të Kabulit

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit.

Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre në Telegram, ISIS shkroi se një sulm kamikaz shpërtheu në mes të afganëve dhe forcave amerikane.

SIS sqaron se një sulmues kamikaz ka plasur jelekun shpërthyes afër turmës për të vrarë dhjetëra njerëz.

Sqarohet se Shteti Islamik e ka identifikuar agresorin dhe e ka ditur që shpërthimi kishte për qëllim të kryhej mes qytetarëve afganë dhe forcave amerikane.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë gjithashtu se ata besojnë se militantët rajonalë të ISIS ishin prapa bombardimit.