Imami: Ministria e mbrojtjes nuk privatizon asnjë pronë ushtarake

“Ministria e mbrojtjes nuk privatizon asnjë pronë ushtarake”.  Kjo ka qenë kryefjala e qëndrimit të ministrit Arben Imami gjatë raportimit në komisionin e sigurisë sa i përket  procesit të privatizimeve të pronave ushtarake.Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se 2 orë në Komision, ministri Imami  ka deklaruar se ministria  e Mbrojtjes nuk privatizon, por kete proces e kryen Ministria e Ekonomise dhe ajo e Financave. Ndërkaq Ministri Imami  ka ftuar opozitën që të ngrejë komision hetimor për këtë çështje.Opozita në komision ka insistuar se duhet të  bëhët hetim serioz i të gjitha privatizimeve dhe  që opozita duhet lejuar të ushtrojë kontrollin në ministri.Komisioni  është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës por edhe mes minsitrit Imami  dhe  deputetëve opozitar të cilët   kanë  hedhur hije dyshimi sa i përket procesit të privatizimit të pronave të ushtrisë shqiptare.