(Pa)siguri në plazhe, pushuesit në Lezhë ankohen: Kullat i shohim vetëm bosh
Sezoni i pushimeve ende nuk është mbyllur, por në bregdetin e Lezhës, pushuesit ankohen se kullat e vrojtuesve kanë mbetur bosh. Rreth 20 persona kanë humbur jetën ketë verë, por nga ana tjetër asnjë nuk është ndëshkuar për mungesën e sigurisë në plazhe.
Edhe këtë verë mungesa e sigurisë mbeti problem pa zgjidhjet në plazhet shqiptare.
Këto ditë të fundit të gushtit, në vijën bregdetare të Shëngjinit, pushuesit ankohen se kullat janë bosh.
Situatë e ngjashme paraqitet si në plazhet publike ashtu dhe në ato private.
Pushuesit thonë se vrojtuesit e plazhit shihen shumë rrallë dhe në këto kushte ndihen të pasigurt.
"Duhet të jetë dikush që ti përcjellin, ka fëmijë të vegjël që nuk dinë not."
Rreth 20 persona kanë humbur jetën në plazhe këtë verë.
Por deri më tani askush nuk është ndëshkuar për mosrespektimin e kontratës së shfrytëzimit të plazhit, ku pikë kryesore ishin vrojtuesit e certifikuar të plazhit.

