Plagosi me thikë 56-vjeçarin, arrestohet i riu në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 11:49
Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 29-vjeçar për plagosjen me thikë të një shtetasi.
Në pranga ka rënë N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas, në lagjen "18 Tetori", ka plagosur për motive të dobëta me thikë shtetasin L. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës me të cilën 29-vjeçari ka goditur shtetasin L. K.

