"Hapja e shkollave nuk diskutohet!" Rakacolli: Do shtojmë kontrollet për maskat

Edhe pse ditët e fundit janë karakterizuar nga një rritje e rasteve të reja me Covid për shkak të variantit Delta, shkollat do të hapen në datën e përcaktuar.

Rakacolli: Me nivelin e infeksioneve që është sot shkollat do të hapen atëherë kur janë caktuar. Arsimtarët i kemi të vaksinuar, edhe një pjesë e familjarëve të nxënësve. Nuk diskutohet hapja e shkollave.

Ndërsa Albana Fico tha se ISHP shumë shpejt do të ektë gati protokollin që do ti shërbejë procesit të vijimit të arsimit.

Fico: Sa i takon çështjes së shkollave ne i ndjekim me shumë përgjegjësi. ISHP ka në përfundim një protokoll që do ti shërbejë procesit të vijimit të arsimimit qoftë të hapur, qoftë me alternativa. Do ta kemi gati së shpejti.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë nga ana tjetër kërkoi zbatimin e masave anti-Covid në fuqi dhe paralajmëroi shtimin e kontrollit për zbatimin e tyre.

Rakacolli: Në supermarkete shohim shumë veta pa maska. Në radhë të parë zbatimi I masave është problem individual, Duhet të mbrojmë veten tonë dhe pjesën tjetër. Kemi detyrim kontrollin e masave dhe bashkëpunimi me strukturat që kanë për detyrë këtë punë kanë vazhduar kontrollet. Në ditët në vazhdim do intensifikohet për të aplikuar penalitetet që përmban ligji.