Me sytë drejt portit të Sarandës, i kujt është ky jahti luksoz

Një jaht luksoz është ankoruar sot në Portin e Sarandës për tu furnizuar me karburant.

Në bordin e jahtit ndodhet dhe një helikopter. 

Ekuipazhi i Jahtit ka kërkuar të qëndrojë tre ditë në port por ende nuk është marrë një vendim.

Është e paqartë se i kujt është jahti "Flying Fox" apo kush e ka marrë me qera për lundrim në ujrat shqiptare por do të vendoset nesër nëse do të lejohet të ankorohet për tre ditë në portin e Sarandës.

Janë të shumtë jahtet luksozë të cilët ndalojnë në portin e Sarandës për tu furnizuar me karburant pasi ne nuk kemi taksë prë mjetet e luksit, raporton Ora News.

Me sytë drejt portit të Sarandës, i kujt është ky jahti

Me sytë drejt portit të Sarandës, i kujt është ky jahti