"Rama 3", mes "tymit e zjarrit" dhe nje stol i gjatë rezervash
Kabineti "Rama 3" do të shpallet javën e ardhshme. E deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e sotme para ministrave të kabinetit qeveritar “Rama 2”
“Kampionati 4 vjeçar që ka nisur të nesërme e zgjedhjeve të fundit (25 prill 2021) kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të grupit parlamentar e kryesi efektive të partisë dhe një stol rezervash të gjatë për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës. Ky është avantazhi në krahasim me rivalët."
Rama tha se mandatin e dytë u mbylli me realizimin të gjitha kushteve e stërkushteve për çeljen e neociatave me BE-në dhe hapjen e një kapitulli të ri në politikën tonë rajonale, një prej nismëtarëve të Ballkanit të Hapur.
"Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve e stërkushteve për çeljen e neociatave me BE-në dhe hapjen e një kapitulli të ri në politikën tonë rajonale, një prej nismëtarëve të Ballkanit të Hapur që në thelb nuk është asgjë tjetër veçse procesi i Berlinit me një shpejtësi të re e përgjegjësi të re, pa pritur që për jetësimin e 4 lirive të BE-së të kalojnë dhe 8 vite të tjera, duke pritur që për çdo hap të kujtohen partnerët ndërkombëtarë."
"Tym e zjarr" dhe Kosova
Rama prezantoi disa objektiva për Shqipërinë e vitit 2030 mes tyre kthimi i trendit negavit të largimeve në raport me kthimet në atdhe. Ndërsa u shpreh i bindur se mandati i tretë do të jetë një faqe e re e bashkëpunimit me Kosovës, pavarësisht mosdakordësive për “Ballkanin e hapur”
"Polemikat për Ballkanin e hapur dhe akuzat e hatashme ndaj kësaj qeverie e ndaj meje personalisht qoftë nga Prishtina e qoftë nga Tirana nuk më shqetësojnë fare, dhe nuk duhet të na shqetësojnë si forcë qeverisëse në mandatin e tretë.
Ka shumë tym e zjarr të ndezur për politikën e ditës por qeveria do vijojë përpara. Ndërkohë që kam besim se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plot punë të mira pavarësisht mosdakordësisë së kolegëve në Kosovë"
