Mafia e inceneratorëve, PD thirrje SPAK: Zbardh skemën kriminale që po zhvat buxhetin e shtetit

Partia Demokratike thotë  se qeveria po krijon një skemë mafioze, duke grumbulluar mbetje me qëllim favorizimin e klientëve të Ramës. Enkelejd Alibeaj dhe Çlirim Gjata, në dyert e spak, kërkuan zbardhjen e asaj që e quajnë skemë  kriminale me inceneratorët.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore  Çlirim Gjata  shkuan në derën e SPAK për ti kërkuar këtij institucioni të zbardhë atë që e quajnë skemë  kriminale me inceneratorët, e cila sipas tyre  po zhvat buxhetin e shtetit dhe po vë në rrezik jetën e qytetarëve.

Alibeaj: Të gjithë këta njerëz të cilët shantazhojnë, të gjithë këta njerëz të cilët vendosin në rrezik jetën e njerëzve, ndotin ambientin. Me qëllimin final për të zhvatur taksat e qytetarëve, të vendosen para përgjegjësisë. Dhe këtë do të duhet ta bëjë drejtësia, këtë do të duhet ta bëj SPAK-u. Ne kemi vendosur, i kemi depozituar kallëzimet penale. Vijmë sot për të marrë informacion.

Çlirim Gjata thotë se skema mafioze duek krijuar krizë mbetjesh po implementohet në favor të klientëve të Ramës.

Gjata: Të qëndrojë në misionin për të cilin është ngritur, për të cilin u bë gjithë kjo reformë, për të cilën u ngrit SPAK-u. Është një mision shumë madhor, por ama mbi të gjitha është mision kushtetues dhe ligjor dhe ka detyrim të ketë vullnetin ligjor dhe guximin që të zbatojë ligjin.

Demokratët thonë se SPAK duhet të tregojë se çdo njeri është i abrabartë para ligjit pavarësisht pushtetit që zotëron.