Balliu: Edi Rama thotë se do të investojë tek garat me motorra: Të qash apo të qeshësh?
Ish-deputeti, Klevis Balliu, në një reagim për deklaratat e Ramës në mbledhjen e fundit të qeverisë Rama 2 thotë se pas 8 vitesh në pushtet Edi Rama nuk ka asgjë për tu treguar shqiptarëve, nuk ka bilanc dhe nuk ka rezultate.
Balliu thotë se Edi Rama flet se do të investojë tek garat me motorra por nuk thotë asnjë fjalë për krimin, korrupsionin, drogën , ekonominë dhe lirinë e medias.
Rama sipas Balliut nuk u tha asnjë fjalë shqiptarëve për shitjen e Kosovës dhe interesit kombëtar por u tregoi vetëm Shqipërinë ku ai jeton me vilat në Surrel apo vilat në bregdet.
EDVINOVIÇ NUK SHIHET SHQIPËRIA NGA SURRELI
Pas 8 vitesh në pushtet Edi Rama nuk ka asgjë për tu treguar shqiptarëve, nuk ka bilanc dhe nuk ka rezultate.
Edi Rama flet se do të investojë tek garat me motorra: Të qash apo të qeshësh?
POR KRYEMINISTRI NUK KA:
ASNJË fjalë për krimin, edhe pse raportet ndërkombëtare ngrenë alarmin.
ASNJË fjalë për Korrupsionin, ku Shqipëria është në listën e zezë të DASH.
ASNJË fjalë për drogën, ku Shqipëria është bërë furnizuesja kryesore në Europë dhe jo vetëm.
ASNJË fjalë për cëninim e medias, ku është në ditën e saj më të zezë sipas raportit të Reporters Ëithout Borders.
ASNJË fjalë për ekonominë e cila ka shkuar atje ku nuk mban, e alarmin e ngrenë të gjitha raportet e FMN.
Asnjë fjalë për shitjen e Kosovës dhe interesit kombëtar.
Por Rama u tregoi shqiptarëve vetëm Shqipërinë ku jeton Rama me vilat në Surret apo vilat në bregdet.
Ndërkohë shqiptarët jetojnë Shqipërinë e realitet, aty ku prishën shtëpitë, aty ku shqiptarët kanë marrë rrugët e botës si azilantë, aty ku vuajnë varfërinë dhe papunësinë, aty ku shqiptarët vuajnë krimin dhe korrupsioni, aty ku vrasjet mbeten të pazbuluara, aty ku të rinjtë burgosen për një cigare hashash, aty ku shkatërrohen vlerat historike dhe kulturore, aty ku shteti është armiku dhe jo mbrojtësi si tyre.
Për të gjitha këto Edi Rama nuk ka ASNJË fjalë.

