Kanotazh në liqenin e Pogradecit
Sportet e uji po marrin zhvillim edhe në Pogradec. Kryesisht janë të rinjtë që shfrytëzojnë mundësitë që ofron liqeni për kanotazh, e sporte të tjera që cilëson një mënyre e mirë argëtimi gjatë sezonit veror.
Kanoe, Kajak e Sup tashmë mund ti ushtrosh edhe në liqenin e Pogradecit.
Prej pak vitesh po merr jetë një përpjekje për zhvillimin e sporteve të ujit, çka tërheq kryesisht të rinjtë.
"Nuk mendoj se sportet ujore janë të vështira për një vajzë. Të gjithë të rinjtë duhet ta shijojnë gjatë sezonit të verës."
Bashkia e Pogradecit organizon herë pas herë aktivitete që synojnë jo vetëm nxitjen e të rinjve të merren me këto sporte, por edhe tërheqjen e turistëve.
Synimi është organizimi i maratonave.
"Ne po mundohemi ti rikthejmë në një risi, synojmë që të konceptojmë dhe maratona të ndryshme të kanotazhit të cilat do të nxisin dhe konkurrencën e të rinjve në Pogradec."
Sportet e ujit një traditë e humbur, synohet të rikthehen në liqenin e Pogradecit dhe të vihen në funksion të turizmit.

