Hodhi kapsolla në koncertin e Bregoviç në Korçë, gjykata e lë në burg të riun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 11:32
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 21-vjeçarin Redon Leka, i cili akuzohet për hedhjen e kapsollave lakrimogjene në natën finale të Festës së Birrës, ndërsa performonte këngëtari serbo-boshnjak Goran Bregoviç.
Seanca gjyqësore nisi rreth orës 10:30. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg, çka u pranua nga Gjykata.
I riu, banues në Tiranë, është me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës.
Policia gjithashtu ka vënë në hetim shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë, i cili kundërshtoi arrestimin e Lekës.
