Rama apelon: Vaksinohuni me Pfizer e Sinovac, edhe nëse e keni kaluar Covidin

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë këtë të mërkurë, 22 gusht, mbledhja e parë që nga fillimi i pandemisë Covid 19 për të bërë bilancin e punës katërvjeçare në përfundim të qeverisë  "Rama 2"

Përballimi i dy krizave, tërmetit dhe pandemisë, mori vëmendjen kryesore ku Rama tha se qeveria ia ka dalë me një notë pozitive.

Kryeministri përsëriti apelin ndaj qytetarëve që të vaksinohen dhe të lënë dallimet mes vaksinave.

Apeli iu adresua edhe personave që e kanë kaluar Covidin.

Edi Rama: Sot zhvillojmë mbledhjen e parë në këtë sallë që nga fillimi i pandemisë ku kjo qeveri është në finishin e katërvjeçarit të saj. Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan me një forcë të pashembullt ndryshimin e prioriteteve tona qeverisëse. Jam krenar që ja dolëm me përkushtim, profesionalizëm dhe durim të madh pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme që shfaqen në rrugën e një qeverie një herë në 100 vjet. Ende nuk ka mbaruar as pandemia, nuk ka përfunduar krejt rindërtimi por kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Përtej lëvdatave dhe kritikave si i kemi menaxhuar këto dy kriza të jashtëzakonshme do të jetë nga gjurmët më të pashlyeshme të kësaj qeverie në hostorinë aspak të lehtë qeverisësë të këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinimit masiv dhe një fushatë e gjatë profesionale, cilësore e vaksinimit ka bërë që edhe goditja e asaj që po merr e valës së tretë përmes variantit Delta të jetë e moderuar.

Fatkeqësisht kemi ende fatalitete dhe sot që flasim, disa jetë janë në rrezik serioz në pavionin e terapisë intensive, por janë dhe mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje të asistuar nga respiratorët nuk është i vaksinuar ndërkohë që disa të vaksinuar ndër 80 personat e shtruar në spital nuk shfaqin shenja të rëndimit të gjendjes që imponojnë intubimin duke rrezikuar seriozisht dhe vetë jetën. Për skeptikët e vaksinës  Sinovac  që kërkojnë me deomos Pfizer mbase vlen e dhëna se në grupin e të vaksinuarave të shtruar në spital ndahen gjysmë për gjysmë të vaksinuarit me Pfizer dhe Sinovac. U bëj apel atyre që ende nuk e kanë bërë vaksinën të mos humbasin kohë dhe as mos të rrinë në pritje duke rrezikuar infektimin pa pasur imunitetin e garantuar nga vaksina me mendimin e gabuar se Pfizer bën dhe Sinovac nuk bën por të përfitojnë një orë e më parë nga mundësia e vaksinimit për të gjithë.

Vaksina nuk i mbron të gjhithë nga infektimi por ajo % krejt e vogël të vaksinuarish që preken nga virusi ka imunitetin e nevojshëm për ta kaluar sëmundjen opa kërcënim fatal të jetës. Vaksinohuni! Teoritë e konspiracionit botëror dhe frika nga vaksina e lënë organizmin e njeriut të paarmatosur si duhet përballë këtij virusi vdekjeprurës që mesa duket do ta kemi nëpër këmbë edhe këtë dimër. Numrat po rriten dhe nëse sot jemi goxha më të mbrojtur se shumë të tjerë në rajon apo gjetkë kjo ka vetëm një arsye, numri i lartë i të vaksinuarve në Shqipëri. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që e kanë kaluar Covidin. Të gjitha studimet thonë se nuk ka imunitet natyral afatgjatë ndaj këti virusi vrastar.