Kosovë: 14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 15:07
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga virusi korona kanë vdekur 14 shtetas ndërsa janë regjistruar 2 mijë e 541 raste të reja nga 12 mijë e 618 mostra të marra.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 604 pacientë nga virusi korona teksa numri i rasteve aktive është 23 mijë e 845
Gjatë 24 orëve të fundit 18 mijë e 326 persona janë vaksinuar, ndërsa numri total i dozave të administruara është 747 mijë e 898, ku të vaksinuar me dozën e parë janë 497 mijë e 272 persona, ndërsa të vaksinuar me dozën e dytë janë 250 mijë e 626 njerëz.