Video/ West Ham i bashkohet kryesuesve, dominon 4-1 Leicester City

West Ham siguroi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Në “London Stadium”, pothuajse të mbushur totalisht me tifozët “Hammers”, skuadra e David Moyes bën një paraqitje fantastike duke mposhtur 2-0 rivalët e Leicester City, një rival i fortë për këdo në kampionat.

Vendasit e nisën më mirë dhe më insistues teksa gjetën golin në 26’ me Pablo Fornals ndërsa dalja me të kuq e Ayoze Perez ia bëri më të lehtë ndeshjen Hammersave. Sulmuesi doli me VAR me të kuq pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Fornals dhe në 56’, Benrahma dyfishoi rezultatin.

Ndërkohë që Tielemans në 69’ i dha shpresa Leicesterit me një gol, bomber Antonio me dy gola të tjerë për West Ham vulosi fatin e ndeshjes dhe rezultatin 4-1.

Me këtë fitore, West Ham, kap në krye ekipet që kanë fituar dy ndeshjet e para si Chelsea, Liverpool, Brighton e Tottenham, raporton Ora News.