Teuta aktive në merkato. Rikthen Acquah në Superiore, ikën Erando Karabeci

Pak ditë kanë ngelur nga mbyllja e merkatos dhe Teuta po tregohet shumë aktive për të përforcuar ekipin e Edi Martinit.

Sot kampionët e Shqipërisë në fuqi kanë bërë dy lëvizje të rëndësishme në mesfushë teksa kanë rikthyer zyrtarisht pas 4 vitesh në Superiore, ish lojtarin e Tiranës, Reuben Acquah. 24-vjeçari vjen si lojtar i lire pas përfundimit të aventurës me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci me të cilët mbylli akordin dhe tashmë do ta shikojmë sërish në Shqipëri me fanellën e klubit durrsak.

“????✍|KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Reuben Acquah. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve. Acquah, mesfushori me shtetësi (Ganeze) ???????? do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek disa ekipe si, Ried, Lask apo Lokomtiva Zagreb. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme. #welcomereubenacquah #forcateuta????????”, ishte njoftimi i klubit kampion ne fuqi.

Por me ardhjen e Acquah në mesfushë te Teuta, duhet liruar një vend dhe është Erando Karabeci që ka mbyllur bashkëpunimin me durrsakët dhe pritet që aventura e re e tij të jetë në Kosovë me kampionët e Prishtinës.