Video/ Milani nis rrugëtimin në Serinë A me fitoren 1-0 ndaj Sampdorias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 22:46
Ka nisur Seria A edhe për Milanin. Kuqezinjtë e Piolit, të dytët sezonin e kaluar debutuan me një fitore 1-0 në “Marassi” ndaj Sampdorias ku treguan force karakter por edhe lëshuan disi në fund, shkruan ORA News.
Ndeshja nisi me dominimin e kuqezinjve të cilët që në minutën e 9’ kaluan në avantazh me Brahim Diaz i cili pas një krosimi tokazi nga e djathta gjeti rrjetën në zone.
Sampdoria reagoi dhe në 2 minuta krijoi tre raste të rrezikshme me Gabbiadinin që goditi traversën dhe me Damsgaard që vuri në prove Maignan.
Në pjesën e dytë bie disi ritmi edhe pse Sampdoria rrezikoi disa herë ndërsa Milani shfrytëzoi kundërsulmet por rezultati final u mbërthye 1-0 dhe kuqezinjtë që largohen me 3 pikë nga kjo ndeshje e parë në Serinë A.
