Video/ Fitore dramatike e Sevillas, mposht 1-0 Getafen në sekondat e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 22:04
Ndonjëherë të ndihmon edhe fati, futbolli është edhe fat. Sevilla largohet nga transferta me Getafen me 3 pikë të siguruara pavarësisht se nuk bëri shumë për të fituar ndeshjen që përfundoi 1-0.
Në “Coliseum” ishte një ndeshje krejtësisht e barabartë dhe me skuadrat tepër cinike e të kujdesshme raporton ORA News, madje vetëm 2 goditje në portë u bënë dhe njëra ishte ajo e golit që u shënua në mënyrë të pabesueshme në sekondat e fundit.
I vetmi gabim i Getafes në 90’ ishte ai kundërsulm i Sevillas në minutën e 93’ ku Lamela pas topit që përfundoi në shtyllë, goditi dhe e çoi topin në rrjetë. Me këtë sukses, Sevilla i bashkohet Atl. Madridit në krye të renditjes me 6 pikë.
