Liverpool rikthehet para tifozëve në "Anfield Road", dominon 2-0 Burnleyn
Jurgen Klopp e pati thënë shpesh sezonin e kaluar se mungesa e tifozëve në "Anfield Road", ishte një minus i madh për "The Reds". Në fakt ka të drejte sipas statistikave sepse sezonin e kaluar ekipi pësoi humbje të paimagjinueshme në shtëpi, pa tifozë sigurisht por sot pa shumë muajsh, gati një vit, Liverpooli rigjeti dashurinë e tifozëve.
Në "Anfield Road", ish kampionët e Premier League shkëlqyen para tifozëve të tyre, para koreve fantastike "You will never walk alone", teksa mposhtën Burnleyn me rezultatin e pastër 2-0. Shumë pak gola në fakt për atë që prodhoi ekipi i Klopp teksa Diogo Jota në 18' dhe Mane në 69' i dhanë 3 pikët e tjera Liveerpoolit në kampionat.
Një ndeshje e bukur për t'u shijuar dhe për t'u ndjekur me 27 gjyajtje në total nga ana e "The Reds", e vetëm me dy gola teksa javën e ardhshme do të kenë përballë kampionët e Europës të Chelseat në një duel epik sërish në "Anfield Road".
